Politike

Kryemadhi u bën thirrje grave: Më 25 prill do ti jepni fund përdorimit të pushtetit nga individët dhe do ta ktheni tek popu

22 Prill 2021, 17:52 Nga DOSJA
Kryemadhi u bën thirrje grave: Më 25 prill do ti jepni fund

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që në 25 prill të votojnë masivisht dhe të marrin të ardhmen e vendit në duar. Gjatë përmbylljes së fushatës elektorale në Tiranë, Kryemadhi ka thënë se qeveritë dhe qeveritarët janë kalimtarë në këto poste dhe se në 25 prill njerëzit duhet që t’i japin fund përdorimit të pushtetit, por ta kthejnë atë te vetja. Kryemadhi gjithashtu tha se Rama kërkon që të tjetërsojë popullin shqiptarë me popuj të tjerë nga fundi i botës.

“25 prilli do t’iu kthejë qytetarëve sovranitetin e tyre, pasi qytetarët shqiptarë do të jenë ata që do të vendosin për të ardhmen e Shqipërisë. Vetëm vota e shqiptarëve është ajo që bën ndryshimin, vetëm vota e shqiptarëve është ajo që i imponohet politikës, ndërkombëtarëve dhe kujdotjetër që do të bëjë harakiri me Shqipërinë. Qeveritë dhe qeveritarët janë kalimtarë, ju e dini shumë mirë që keni parë shumë kryeministra, ministra, kryebashkiakë, pafund njerëz që kanë ardhur në pushtet dhe e kanë shpërdoruar atë. Por, ju në datën 25 prill do ti jepni fund përdorimit të pushtetit nga individët dhe do ta ktheni tek populli me votën tuaj, sepse vetëm vota juaj është pushteti, qeveria, institucioni më i fortë.

Ju në 25 prill, sidomos qyteti i Tiranës do të jetë ajo sfidë e cila jam e bindur që jo 11 mandate siç tha Floida Kërpaçi, por do të jetë më shumë se 11 sepse besoj, besoj të ekipi i mrekullueshëm i LSI i listës së Tiranës. Besoj tek Floida, tek Klajda, Erisa, Silva, Eriona Bixha, zysh Nora Malaj që është dashuria e grupit parlamentar të LSI. Besoj të Briseida Shehaj, Etion Joka, besoj te Bleri tek Aldi, te Denisi, tek të gjithë ju. Besoj tek puna juaj e përditshme, te dashuria që keni ju për njerëzit, forca e madhe që keni ju për të ndryshuar Tiranën, këtë Tiranë e betonizuar, këtë Tiranë që shkatërroi stadiumin ‘Qemal Stafa’, ku janë rritur me qindra e qindra sportistë e futbollistë të Tiranës, të Partizanit, Dinamos, e të gjithë ekipeve të futbollit.

Ai shkatërroi memorien e sportit tonë, ai shkatërroi memorien kombëtare, historike të artit shqiptar. Ai shkatërroi Teatrin Kombëtar, sepse e urren artin shqiptar, sepse ai urren çdo gjë të kuqe, çdo gjë shqiptare dhe ne në 25 prill do të shkatërrojmë Rilindjen, sektin anti-shqiptar që kërkon të tjetërsojë shqiptarët me popuj të tjerë që vijnë nga fundi i botës”, tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll