Politike

“Rama kërkon të tjetërsoj popullin”/ Kryemadhi përmbyll fushatën elektorale në Tiranë: Shqiptarët kanë një zgjedhj

22 Prill 2021, 17:39 Nga DOSJA
“Rama kërkon të tjetërsoj popullin”/ Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përmbyllur fushatën elektorale ditën e sotme në Tiranë. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht në djelën që të marrin pushtetin nga duart e oligarkëve. Kryemadhi tha se në 25 prill, shqiptarët kanë vetëm dy zgjedhje për të bërë, të cilat janë të jetojnë në Shqipëri apo të kthehen si azilkërkues në Evropë.

Kryemadhi ka thënë se këto dy ditët e fundit që kanë ngelur nga dita e votimit, do të punojnë çdo ditë për të mësuar shqipatër që të votojnë dhe të mos bëhen pre e provokimeve. Ajo gjithashtu është shprehur se ata do të ndërtojnë një Shqipëri që nuk i lë vetëm shqiptarët, por një Shqipëri ku biznesi nuk diskriminohet, dhe ku të rinjtë shqiptarë të jetojnë në mënyrë dinjitoze.

 Kryemadhi, më tej u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që në 25 prill të votojnë masivisht dhe të marrin të ardhmen e vendit në duar. Ajo ka thënë se qeveritë dhe qeveritarët janë kalimtarë në këto poste dhe se në 25 prill njerëzit duhet që t’i japin fund përdorimit të pushtetit, por ta kthejnë atë te vetja. Kryemadhi gjithashtu tha se Rama kërkon që të tjetërsojë popullin shqiptarë me popuj të tjerë nga fundi i botës.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll