Politike

Masakra në Elbasan, Meta: E stisi Rama, kemi një shtet të kapur por Rilindjes i jam mirënjohëse…pastroi LSI-në nga llumi

22 Prill 2021, 17:59 Nga DOSJA
Masakra në Elbasan, Meta: E stisi Rama, kemi një shtet të kapur

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka qenë ai personi që e ka stisur të gjithë masakrën në Elbasan që përfundoi me vrasjen e Pjerin Xhuvanit. I ftuar në “6+1”, Meta tha se struktura për mbrojtjen e votës është legjitime, por që Rama është ai që fshihet pas krimit. 

“Konfliktin ne Elbasan e stisi Edi Rama, i cili eshte i vetmi pergjegjes per ate situate dhe per te gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rende ndodhi ne pranine e policise, qe tregon se ky eshte nje shtet i kapur nga krimi. Struktura per mbrojtjen e votes eshte nje e drejte legjitime e opozites, ne kushtet kur Damiani ne vend qe te ishte sot ne burg eshte kandidat per deputet, kur struktura kriminale te Rilindjes vazhdojne me manovra per blerjen e votes dhe presione ndaj qytetareve. Per kete oferte te tyre poshteruese, Rilindja do ndeshkohet ne menyren me shembullore me 25 Prill.

Rama eshte ne gjendje shume te rende, eshte i shfazuar totalisht. Ndaj tani eshte koha per permbysje demokratike, per tu cliruar njehere e pergjithmone prej tij dhe struktures kriminale qe ka kapur shtetin. Jam i bindur se qytetaret vlonjate dhe te gjithe shqiptaret jane ndergjegjesuar se do te ndahen prej tij me 25 prill, duke dale masivisht ne votime.
Nëse ne nuk do kishim këtë Prokurori, nuk do kishim këtë situatë alarmante të drejtësisë në vend. Nëse do kishim Prokurori, Adrian Dvorani sot do ishte ne burg, për vjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Presidentit të Republikës. Këtu është kapur shteti, një pakicë komanda shumicën. Prandaj në 25 prill jemi për një përmbysje dhe jo ndryshim të pushtetit.

Nje merite qe ka Rilindja dhe qe une ja njoh eshte se e pastroi LSI nga llumi dhe nga simbolet e korrupsionit qe i ka marre ne gjirin e saj sic jane anetaret e mafies se inceneratoreve, qe sot jane kandidate te Rilindjes ne Durres dhe Tirane,”– tha Meta.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll