Politike

Rama ‘shfrenon’ fjalorin sërish: Po të ishte ai tjetri, ju s’do mund të tallnit atë që sthuhet

22 Prill 2021, 17:51 Nga DOSJA
Rama ‘shfrenon’ fjalorin sërish: Po të ishte ai tjetri, ju

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shfrenuar sërish fjalorin në mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste në Tiranë. Nga podiumi, Rama tha se nëse do të ishte pala tjetër në qeveri, askush nuk do të mund të tallte dot atë që s’thuhet me kryeministrin.

Rama shtoi se të gjithë do të vraponin për të ikur me të katra por pas do t’i ndiqte auto-kolona për tu mbyllur gojën.

“E kam me ata studentët, me ata e kam…po të ishte ai tjetri, ju jo vetëm të tallnit atë që sthuhet kur kryeministri thoshte ‘kur do të flasim’, por ju nuk do të dinit ku të iknit…me të katra, kur t’ju turreshin njerëz që duket sikur vijnë nga zgafellat e historisë për t’ju mbyllur gojën, për t’ju trajtuar si qen e jo si fëmijët e shqiptarëve. Me ata…Me ata do të bënit protesta ju? Me ata do linit auditoret ju. Sot ju ekselentët nuk paguanit asnjë lekë, por shteti paguan për ju. Nesër autokolona iu merr dhe ju lexon biografinë, i kujt je, po mami me kë është , sa lekë ke, do vish me ne,,,etj etj,”- tha Rama, ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Rama mbyll fushatën në Tiranë: Masakra e Elbasanit më bëri krenar për patronazhistët, Luli ka tre shtëpi dhe duket sikur ka dalë nga sauna. Ktheni në shtëpi Metën, ai që e voton, turpëron të gjallë e të vdekur

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll