Politike

Edi Rama: Basha është korrier i të shkuarës, duket sikur ka dalë nga sauna

22 Prill 2021, 17:22 Nga DOSJA
Edi Rama: Basha është korrier i të shkuarës, duket sikur ka

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar kryeopozitarin Lulzim Basha si një person që sapo ka dalë nga sauna. I pranishëm në podium, teksa mbylli mitingun për qarkun e Tiranës, Rama tha se ai nuk duket si një njeri që ka tetë vite në Opozitë dhe nuk është një nevojë e nxjerrë nga aspirata.

Sipas Ramës, Basha ka fytyrën e një njeriu që sapo ka dalë nga sauna dhe sapo është kthyer nga pushimet.

“Basha nuk është pjesë e asaj që mundon mendjen e njerëzve, sepse nuk ka forcë që del nga nevoja e brendshme për çfarë do ndryshimi, sfide të një populli dhe që shfaqet me brutalitetin e paramilitarëve dhe është e gatshme që të marrë jetën njerëzve. Basha shfaqet si…në dukje europianist, hajt se nuk është tip im, por i shkathët, i buzëqeshur, i okllaisur. Ai nuk është një nevojë e nxjerrë nga aspirata, është korrieri i radhës i një historie që në 25 prill duhet të bëhet pjesë e së shkuarës. Ka një fytyrë që sikur ka dalë sauna, nuk duket sikur ëhstë në Opozitë. Populli të gjithë ata që na shohin nuk janë sikur kanë ardhur nga pushimet apo kanë dalë nga sauna. Kurrë mos i besoni ata që e kanë të shkruar në ballë se po presin që dielli të nxehet që t’i hapi sytë, ata të cilët politikën e dinë një shfaqje që ndodh vetëm kur u vë kamerën para,”- tha Rama.

LAJM KRYESOR: Rama mbyll fushatën në Tiranë: Masakra e Elbasanit më bëri krenar për patronazhistët, Luli ka tre shtëpi dhe duket sikur ka dalë nga sauna. Ktheni në shtëpi Metën, ai që e voton, turpëron të gjallë e të vdekur

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll