Aktualitet

Incident në Lukovë, kryeplakut i çajnë gomat e makinës dhe i shkruajnë: Voto PD!

22 Prill 2021, 10:39 Nga DOSJA

VLORE- Një incident është shënuar në fshatin Lukovë, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar makinën e kryeplakut. Ata kanë gërvishur mjetin nga jashtë, i kanë çarë gomat si dhe kanë shkruar me sprajt “PD, VOTO PD”. Incidenti është shënuar një ditë pas një breshëri të shtënash në një lokal, që sipas demokratëve është bazë e tyre në Vlorë.

Ndërkohë që java e fundit e fushatës është e tejmbushur me incidente që kanë sjellë të plagosur madje dhe viktima. Dje, Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan, ndërsa 4 persona të tjerë u plagosën. Po ashtu vetëm pak ditë më parë një plagosje ndodhi në zyrën e PD në Kavajë, ndërsa përplasje ka pasur edhe Poliçan. Jo më larg se dje, Kim bëri thirrje që kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta të ulnin tensionet dhe të tregonin kujdes për gjuhën retorike.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet incident ne lukove zgjedhjet e 25 prillit 2021 incident ne lukove zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll