Aktualitet

Në pritje të masës! Autori i plagosjes së pesëfishtë në xhami, Rudolf Nikolli shfaqet Gjykatës me dorë të fashuar

22 Prill 2021, 09:58 Nga DOSJA
Në pritje të masës! Autori i plagosjes së

TIRANË– Rudolf Nikolli ndodhet në sallën e gjyqit, në pritje të masës së vendimit për të. Ai është duhur i qetë, me një maskë-anti covid, mirëpo në sy bie dora e tij e fashuar, e cila shihet në videon e postuar nga ‘Faxweb’.

Pas sulmit me thikë në xhaminë në Tiranë, Nikolli është dhunuar nga qytetarët. Në momentin që është shoqëruar në polici ai është shfaqur me shenja dhune.

Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e 19 prillit në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë pesë persona të plagosur.

Tashmë ai është vënë në pranga, ndërsa të plagosurit janë në spital, duke marrë mjekimin dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet del para gjykates rudolf nikolli rudolf nikolli del para gjykates rudolf nikolli rudolf nikolli

Sondazh

Poll