Aktualitet

Shoqërohet nga policia një person në Elbasan, dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit

22 Prill 2021, 09:40 Nga DOSJA
Shoqërohet nga policia një person në Elbasan, dyshohet se ka

ELBASAN- Një person është shoqëruar paraditen e sotme në policinë e Elbasanit pasi dyshohet se ka gisht në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur mesditën e djeshme në lagjen “5 maji” në qytet. Hetimi në Elbasan vazhdon ndërsa ende në arrati është një nga personat kryesorë të akuzuar për përfshirjen në ngjarje, “Kel Çami”, Klement Xhaferri.

Çfarë ndodhi dje?

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është ekzekutuar ditën e djeshme me armë zjarri. Xhuvani ka marrë tre plumba në trup, por ai pranë zemrës i mori jetën dhe e la të vdekur. Ngjarja e rëndë që ka marrë tashmë dhe emrin “Masakra e Elbasanit”, la pas edhe katër persona të plagosur. Ata janë: ish-polici Emiljano Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani  50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku  32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vritet pjerin xhuvani vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll