Aktualitet

Çfarë ka mbetur një ditë më pas masakrës së Elbasanit! Njolla gjaku dhe dhjetra shenja plumbash në vendin ku u ekzekutua

22 Prill 2021, 10:10 Nga DOSJA
Çfarë ka mbetur një ditë më pas masakrës së

ELBASAN– Një ditë pas ekzekutimit të Pjetër Xhuvanit në Elbasan, tashmë kanë mbetur vetëm shenja plumbash.

Në lagjen ‘1 Maji’, aty ku ndodhi edhe vrasja e 56-vjeçarit të njohur si mbështetës i Partisë Socialiste, nuk ka më forca të shumta policie, por kanë mbetur vetëm gjurmë të shtënash me armë nëpër mure. Në fotot e siguruar nga TopChannel nga vendi i ngjarjes shihen njolla gjaku të cilat nuk janë pastruar ende.

Çfarë ndodhi ditën e djeshme? 

Masakra e ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, la pas një të vdekur dhe katër persona të plagosur pas një konflikti të ndodhur për shkak të fushatës elektorale. Pjerin Xhuvani ka ndërruar jetë pas tre plumbave që mori në kokë nga ish- efektivi i forcave RENEA, Arbër Papleka. Personat e tjerë që mbetën të plagosur janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani 50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku 32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vritet pjerin xhuvani vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll