Aktualitet

Me plumba në qafë por pa rrezik për jetën… Pavlo Vuksani del nga spitali, çohet në Elbasan për t’u marrë në pyetje

22 Prill 2021, 10:26 Nga DOSJA
Me plumba në qafë por pa rrezik për jetën… Pavlo

TIRANË– Ish-punonjësi i policisë kriminale, Pavlo Vuksani është dërguar me urgjencë në Komisariatin e Elbasanit për të dëshmuar lidhur me dinamikën e ngjarjeve, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani.

Vuksani u dërgua dje me urgjencë në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar pasi kishte marrë plumb në qafë, ndërsa sot ka mundur që të dalë. Ndërkohë tek Trauma ndodhet aktualisht ish-polici Emiljan Prenga, i cili ka marrë një plumb në bark. Ndërsa në Elbasan po kurohen efektivja Xhensila Sota dhe dhëndri i Xhuvanit, Eltjon Bodinaku.

Çfarë ndodhi dje?

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është ekzekutuar ditën e djeshme me armë zjarri. Dosja.al ka mësuar se Xhuvani ka marrë tre plumba në trup, por ai pranë zemrës i mori jetën dhe e la të vdekur. Ngjarja e rëndë që ka marrë tashmë dhe emrin “Masakra e Elbasanit”, la pas edhe katër persona të plagosur. Ata janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani  50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku  32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet masakra e elbasanit pavlo vuksani vritet pjerin xhuvani masakra e elbasanit pavlo vuksani vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll