Aktualitet

Dorën me fasho por i qetë në ‘kafaz’/ Plagosi 5 persona në xhami, Gjykata lë në burg Rudolf Nikollin, i riu: Më ndiqn

22 Prill 2021, 09:26 Nga DOSJA
Dorën me fasho por i qetë në ‘kafaz’/ Plagosi 5

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Rudolf Nikollin, i cili pak ditë më parë plagosi 5 persona në rrugën e Kavajës, në shkallët e xhamisë “Dine Hoxha”. Në seancën e sotme, i pranishëm në sallë ishte 32-vjeçari, i cili u shfaq i qetë brenda kafazit të qelqit dhe me dorë të fashuar, por nuk dihet se ku e kishte lënduar.

Gjatë seancës, Prokuroria ka ngritur akuzë për “vepra për qëllime terroriste”, duke kërkuar mbajtjen e tij në burg, ndërkohë që kanë kërkuar edhe kartelën mjekësore të të riut. Avokati i Nikollit pohon se klienti i tij ka probleme të shëndetit mendor, ndaj ka kërkuar që masa të jetë me afat deri në daljen e aktit të ekspertimit.

Ndësa vetë Nikolli ka rrëfyer gjithë itineratin e ditës që plagosi besimtarët. Në rrëfimin e tij, i riu është shprehur se prej disa kohësh disa myslimanë e përndiqnin dhe e shikonin kur dilte nga shtëpia.

Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e 19 prillit në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë pesë persona të plagosur. Tashmë ai është vënë në pranga, ndërsa të plagosurit janë në spital, duke marrë mjekimin dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(k.m.a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet del para gjykates rudolf nikolli rudolf nikolli del para gjykates rudolf nikolli rudolf nikolli

Sondazh

Poll