Aktualitet

Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan! Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj sërish në vendngjarje

22 Prill 2021, 08:31 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan! Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj

ELBASAN– Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj kanë shkuar sërish ditën e sotme në Elbasan. Ata ndodhen në vendin ku ditën e djeshme u ekzekutua Pjerin Xhuvani.

Hetimet për ekzekutimin ende vijojnë, ndërkohë që në komisariat janë shoqëruar 15 persona.

Masakra e ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, la pas një të vdekur dhe katër persona të plagosur pas një konflikti të ndodhur për shkak të fushatës elektorale. Pjerin Xhuvani ka ndërruar jetë pas tre plumbave që mori në kokë nga ish- efektivi i forcave RENEA, Arbër Papleka. Personat e tjerë që mbetën të plagosur janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani 50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku 32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vritet pjerin xhuvani vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2021, 06:27

TIRANË– Tre ditë para zgjedhjeve të 25 prillit dhe ‘bëmat’ nuk kanë të sosur. Kur na ndajnë vetëm tre ditë nga dita e zgjedhjeve, disa incidente të rënda k...