Aktualitet

U plagosën dje në masakrën e Elbasanit, dhëndri i Pjerinit në terapi intensive, efektivja e ‘Shqiponjave’ i nënshtrohe

22 Prill 2021, 07:47 Nga DOSJA
U plagosën dje në masakrën e Elbasanit, dhëndri i Pjerinit

ELBASAN– Teksa kanë kaluar më shumë se 20 orë nga ngjarja e rëndë në Elbasan ku mbeti i vrarë 56-vjeçari, Pjerin Xhuvani, në gjendje të rëndë vijon të mbetet dhëndri i tij, Eltjon Bodinaku.

Sipas Balkanweb, 32-vjeçari është aktualisht në terapi intensive pas plagëve të marra. Po ashtu, mësohet se efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota, i është nënshtruar një operacioni në këmbë ku dhe kishte marrë plumbin.

Sa i përket dy personave të tjerë që janë plagosur, Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim në spitalin e Traumës.

Çfarë ndodhi dje?

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është ekzekutuar ditën e djeshme me armë zjarri. Dosja.al ka mësuar se Xhuvani ka marrë tre plumba në trup, por ai pranë zemrës i mori jetën dhe e la të vdekur. Ngjarja e rëndë që ka marrë tashmë dhe emrin “Masakra e Elbasanit”, la pas edhe katër persona të plagosur. Ata janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani  50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku  32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet eltjon bodinaku emiljan prenga pavlo vuksani vritet pjerin xhuvani xhensila sota eltjon bodinaku emiljan prenga pavlo vuksani vritet pjerin xhuvani xhensila sota

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2021, 06:27

TIRANË– Tre ditë para zgjedhjeve të 25 prillit dhe ‘bëmat’ nuk kanë të sosur. Kur na ndajnë vetëm tre ditë nga dita e zgjedhjeve, disa incidente të rënda k...