Aktualitet

RINDËRTOHET skema e vrasjes në Elbasan! Furgonët me logon e PD bllokuan makinën e dyshuar me para, Papleka u pozicionua për

22 Prill 2021, 07:25 Nga DOSJA
RINDËRTOHET skema e vrasjes në Elbasan! Furgonët me logon e PD

ELBASAN– Skema e vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së katër personave të tjerë është rindërtuar pas dëshmisë së marrë nga disa persona. ‘Balkanweb’ raporton se 20 minuta para krimit strukturat e PD në Elbasan kanë njoftuar policinë se një mjet pa targa po shpërndante para dhe po blente vota.

Me furgonat me logon e PD i është bllokuar rruga kësaj makine dhe palët kanë qenë në pritje të policisë. Më pas drejtuesi i mjetit pa targa është sharë me fjalë banale me ish-punonjësin e policisë dhe situata precipitoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Dëshmitarët kanë parë Paplekajn të pozicionohet me një gju në tokë dhe të kryejë qitje.

Gjithçka ka ndodhur pak minuta pasi ka mbërritur policia dhe ngjarja u zhvillua në pak sekonda. Policja e plagosur Xhensila Sota ka qenë e pozicionuar në krah të rrugës së bashku me dy zëvendës drejtorët dhe dyshohet se është plagosur nga një plumb rikoshet.
Arma e ish-policit Paplekaj është sekuestruar nga policia ndërsa pistoleta tjetër nga e cila dyshohet se është kryer qitje nuk është gjendur dhe nuk dihet nga kush është përdorur.

Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan! Shoqërohen 15 persona në komisariat, disa prej tyre të përfshirë në përplasje.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vritet pjerin xhuvani vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2021, 06:27

TIRANË– Tre ditë para zgjedhjeve të 25 prillit dhe ‘bëmat’ nuk kanë të sosur. Kur na ndajnë vetëm tre ditë nga dita e zgjedhjeve, disa incidente të rënda k...