Aktualitet

Udhëtimet drejt Italisë, Aeroporti i Rinasit njofton: Duhet test negativ dhe karantinë e detyrueshme

22 Prill 2021, 08:18 Nga DOSJA
Udhëtimet drejt Italisë, Aeroporti i Rinasit njofton: Duhet test

TIRANË– Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar vendimin e fundit nga autoritet italiane për udhëtarët që shkojnë atje nga Shqipëria.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, TIA bën me dije se duke filluar nga sot deri më datë 30 prill, pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë do të duhet të paraqesin tamponin negativ të Covid-19, të 48 orëve të fundit, ose testin antigen.

Rezultati i testeve të jetë në gjuhën angleze ose italiane. Krantinimi i detyruar vazhdon, edhe nëse testi është negativ.

Njoftimi i plotë i TIA:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Itali. Sipas njoftimit të autoriteteve shtetërore Italiane, nga nesër 22 Prill 2021 deri më 30 Prill, pasagjerët që udhëtojnë për në Itali, duhet të paraqesin tamponin negativ të COVID të 48 orëve të fundit ose testin antigen.

Kërkohet me rigorozitet që rezultati i testit të jetë në italisht apo anglisht nga subjektet mjekësore të çertifikuara për këtë test. Karantinimi i detyruar vazhdon, edhe nëse testi është negativ.

Për më tej vizitoni ju lutem

https://ambtirana.esteri.it/…/avviso-importante-regole

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, të përcaktuara nga vendet pritëse. Ju faleminderit për bashkëpunimin.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet tia udhetimet drejt italise tia udhetimet drejt italise

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2021, 06:27

TIRANË– Tre ditë para zgjedhjeve të 25 prillit dhe ‘bëmat’ nuk kanë të sosur. Kur na ndajnë vetëm tre ditë nga dita e zgjedhjeve, disa incidente të rënda k...