Politike

21 Prill 2021, 18:46 Nga DOSJA

ELBASAN– Partia Demokratike publikoi dhe shpërndau sot një video ku një nga personat që shihej i afërt me kryeministrin Edi Rama dhe sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla, e identifikoi si Pjerin Xhuvani, viktimën e masakrës së ndodhur sot.

Në videon e publikuar nga selia blu, shihej se peroni në fjalë mbante në duar një radio-marrëse, detaj që tregonte se ai ishte pjesë e grupit që kujdesen për sigurinë e kryeministrit Rama.

Dosja.al ka mësuar se personi në video nuk është Xhuvani, por Major Elidon Tasho, Punonjës i Gardës së Republikës, i cili në momentin që është filmuar, ka qenë në krye të detyrës. Ai, siç edhe i takonte me të drejtë qëndron pas shpatullave të kryeministrit Rama, pasi duhet të kujdeset për sigurinë e tij.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elidon tasho pjerin xhuvani elidon tasho pjerin xhuvani

Sondazh

Poll