Politike

Masakra në Elbasan, Meta mbërrin me URGJENCË në vendin e krimit

21 Prill 2021, 17:48 Nga DOSJA
Masakra në Elbasan, Meta mbërrin me URGJENCË në vendin e

ELBASAN– Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në qytetin e Elbasanit, pas më shumë se gjashtë orësh nga masakra që trondit qytetin mesditën e sotme. Mësohet se Meta ka shkuar në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani dhe mbetën të plagosur katër persona të tjerë.

Ende nuk dihet se cili është qëllimi i vizitës së Metës në vendin e ngjarjes, por më herët Kreu i Shtetit ka bërë thirrje për zbardhjen e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani, dhe shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA.

Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje. Të plagosur mbetën katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Eltjon Bodinaku, Pavlo Vuksani dhe efektivja Xhensila Sota.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta pjerin xhuvani ilir meta pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 16:36

LUSHNJE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar dotën e sotme Lushnjen ku ka zhvilluar fushatën elektorale në këtë qytet. Në fjalën e tij Basha u ka bërë thirrj...