Politike

Masakra në Elbasan, BE në Shqipëri: Të hetohet me shpejtësi, përmbani retorikën nxitëse dhe gjuhën e urrejtjes

21 Prill 2021, 17:09 Nga DOSJA
Masakra në Elbasan, BE në Shqipëri: Të hetohet me

TIRANË– Ambasada e Bashkimit Europian në Shqipëri, ka reaguar lidhur me masakrën e Elbasanit, duke kërkuar zbardhjen e plotë dhe në kohë rekord. BE kërkoi gjithashtu nga të gjithë faktorët politikë në vend që të bëjnë kujdes me retorikën e tyre dhe gjuhën nxitëse.

Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhen bërë të qarta përgjegjësitë dhe të ndiqet plotësisht. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës nxitëse dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale,”-shkruhet në njoftim. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA.

Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje. Të plagosur mbetën katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Eltjon Bodinaku, Pavlo Vuksani dhe efektivja Xhensila Sota.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike masakra e elbasanit vritet pjerin xhuvani masakra e elbasanit vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 16:36

LUSHNJE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar dotën e sotme Lushnjen ku ka zhvilluar fushatën elektorale në këtë qytet. Në fjalën e tij Basha u ka bërë thirrj...