Politike

Gazetarët e Shkodrës mesazh për qytetarët: Mos e shisni votën, mendoni për të ardhmen e familjes dhe fëmjëve tuaj

21 Prill 2021, 18:38 Nga DOSJA
Gazetarët e Shkodrës mesazh për qytetarët: Mos e shisni

SHKODËR- Gazetarët e Shkodrës kanë dhënë ditën e sotme disa mesazhe për rëndësinë e votës. Në një video të publikuar nga EeTimes.al në Facebook, disa gazetarë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të votojnë në 25 prill, por që kurrësesi të shesin votën e tyre.

“Zgjidhni të ardhmën tuaj dhe të familjes tuaj, mos mendo për 1 ditë apo 1 muaj të vetëpo për katër vite të ardhshme që do të vijnë. Në 25 prill shkoni në kutitë e votimit dhe mos e shit votën por mbroni të ardhmen dhe dinjitetin tënd. Shqipëria ka nevojë për votën tënde të lirë dhe të ndershme.

Ju mund të ndiheni të varfër, por vota juaj është thesar për politikanët, mos e shisni votën, ju do e paguani atë akoma më shumë.   

Dil voto, por kurrë mos mendo që ta shesësh votën, vota është është dinjitet, është personaliteti juaj, mos e shisni votën.

Nëse kjo klasë politike nuk na ofron mundësi zgjedhje, kjo nuk do të thotë që të shesim votën. Në 25 prill votoni kandidatin dhe partinë politike që besoni, ose në të kundërt shprehni pakënaqësitë tuaja duke shënuar një X në fletet e votimit.

Mos e shit votën, nuk po shet një letër, po shet të ardhmën tuaj dhe të fëmijëve të tu. Thuaj jo atyre që duan të blëjnë të ardhmën e fëmijëve tuaj, thuaj jo shitjes së votës.   

Mos e shit votën, dil edhe mbroje të ardhmën tënde dhe familjën tënde,” janë disa nga mesazhet që kanë dhënë gazetarët e Shkodrës.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gazetaret e shkodres zgjedhjet 25 prill 2021 gazetaret e shkodres zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 16:36

LUSHNJE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar dotën e sotme Lushnjen ku ka zhvilluar fushatën elektorale në këtë qytet. Në fjalën e tij Basha u ka bërë thirrj...