Politike

Basha flet nga Durrësi për masakrën e Elbasanit: Nuk ka forcë, banda dhe shitblerje votash të na ndalë!

21 Prill 2021, 17:40 Nga DOSJA
Basha flet nga Durrësi për masakrën e Elbasanit: Nuk ka

DURRËS– Kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë nga Durrësi se e refuzon dhunën dhe se do të mbrojnë demokracinë me çdo kohë. Pothuajse pesë orë nga masakra e Elbasanit, ngjarje ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë, Basha thotë se nuk ka forca bandash e shitblerje votash që t’i ndalë.

“Nuk ka forcë, banda dhe shitblerje votash te na ndalë. Ne e refuzojmë dhunën, por ne do ta mbrojmë demokracinë me çdo çmim.  Fitorja ka zbritur në zemrat tuaja,”tha Basha.

Çfarë ndodhi sot në Elbasan? 

Sot në Elbasan ndodhi një ngjarja e rëndë, ku pas një përplasjeje me armë zjarri, mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani, dhe shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje. Të plagosur mbetën katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Eltjon Bodinaku, Pavlo Vuksani dhe efektivja Xhensila Sota.

(i.z;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha vritet pjerin xhuvani zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha vritet pjerin xhuvani zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 16:36

LUSHNJE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar dotën e sotme Lushnjen ku ka zhvilluar fushatën elektorale në këtë qytet. Në fjalën e tij Basha u ka bërë thirrj...