Politike

Masakra e Elbasanit, Ilir Meta i shpreh ngushëllime familjes së viktimës: Të zbardhet krimi, autorët të vihen para drejtë

21 Prill 2021, 18:20 Nga DOSJA
Masakra e Elbasanit, Ilir Meta i shpreh ngushëllime familjes së

ELBASAN- Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllime familjës së Pjerin Xhuvanit, i cili u vra ditën e sotme në Elbasan.

I ftuar në emisionin “Info Focus”, Meta ka thënë në vend situata është shumë kritike, pasi vetëm në ditët e fundit janë bërë shumë krime. Meta ka thënë se kjo situatë vjen për shkak të njëanëshmërisë së policisë dhe prokurorisë.

“Situata është tepër kritike, mjafton të shohim sa krime janë bërë në këto katër ditët e fundit. Për fat të keq dhe Elbasani i dijes, i kultures, i qytetarise është kthyer ne një nga qytetet problematike. Kjo situatë vjen si rezultat i policisë dhe të prokurorisë që janë të njëanshme dhe kjo është mëse e dukshme sepse njerëz të caktuar ecin të armatosur. I shpreh ngushëllimet e mia familjes se viktimes dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve. Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi. Policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim”, tha Meta.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta vritet pjerin xhuvani zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta vritet pjerin xhuvani zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 16:36

LUSHNJE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar dotën e sotme Lushnjen ku ka zhvilluar fushatën elektorale në këtë qytet. Në fjalën e tij Basha u ka bërë thirrj...