Politike

Masakra në Elbasan, VV: Fushata zgjedhore nuk duhet të jetë kronikë e zezë

21 Prill 2021, 18:42 Nga DOSJA
Masakra në Elbasan, VV: Fushata zgjedhore nuk duhet të jetë

ELBASAN- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka dënuar ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Në një postim në Facevook, VV ka shkruar se fushata zgjedhore nuk duhet të jetë një kronikë e zezë. Në shkrim shkruhet se këto ngjarje janë të frymëzuara dhe të shkëputura nga nga fryma e politikës së vjetër. VV gjithashtu ka listuar një sërë shkaqësh që e shkaktojnë dhunën në fushatë zgjedhore dhe ka shkruar se krimi në Shqipëri nuk është është më i fortë se ligji, por që ai tolerohet dhe nxitet nga partitë politike.

Shkrimi i plotë:

Fushata zgjedhore nuk duhet të jetë kronikë e zezë. Ngjarja e ndodhur në Elbasan, dhe para saj ajo në Kavajë, janë të dënueshme dhe të gjithë po distancohen prej tyre, mirëpo ato nuk kanë ndodhur të shkëputura prej frymës së përgjithshme të politikës së vjetër që tash e tridhjetë vite mbjell dhunë e hasmëri te shqiptarët.
Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon çdo përpjekje për tension të mëtejshëm, sidomos para e gjatë zgjedhjeve, sepse zgjedhjet demokratike dhe vota nuk mund të burojnë nga dhuna.
Ka disa premisa që e shkaktojnë dhunën:
– Masivizimi i blerjes së votës.
– Futja në qarkullim e parave të kriminalitetit që shpëlahen në Shqipëri.
– Rritja e presionit ndaj votuesve përmes skemave si ajo e patronazhistëve që synojnë cenimin e lirisë së votimit dhe fshehtësisë së votës.
– Partneriteti i ngushtë mes bizneseve monopoliste dhe partive në pushtet.
– Situata ende e paqartë me institucionet dhe sistemin e drejtësisë, për shkak të reformës së papërfunduar e cila është tronditur qysh në themele.
– Lidhja e krimit dhe e bandave me politikën, dhe futja e tyre në punë gjatë fushatave, siç është dëshmuar nga raporte ndërkombëtare dhe nga përgjime të publikuara.
– Gjuha e ashpër, përjashtuese e konflikt-ndjellëse, e cila është përdorur nga të gjitha palët por veçanërisht nga ana e pushtetit.
Ne jemi të bindur se krimi në Shqipëri nuk është i fortë dhe mbi shtetin, por ai vazhdon të ndodhë i toleruar e i nxitur, pikërisht sepse i shërben partive që kanë kapur shtetin me radhë, për tridhjetë vite. Një politikë e re, një politikë krejt tjetër, do të jetë ajo e cila kemi filluar të bëjmë në Shqipëri, bashkë me Lëvizjen VETËVENDOSJE! Një politikë për interesin e përbashkët, për demokracinë dhe respektimin e lirive e të të drejtave, një politikë e cila nuk përzihet në çështjet e biznesit të rregulltë, e sigurisht edhe që nuk bashkëvepron e nuk i lëshon terren kriminalitetit.
Në 25 prill qytetarët e Tiranës, Lezhës dhe Gjirokastrës i ftojmë të dalin e të votojnë numrin 13, pikërisht për t’ i dhënë fund vëllavrasjes dhe kriminalizimit të politikës.
Tiranë, 21 prill 2021
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Një viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeje e cila rezultoi fatale.  Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike pjerin xhuvani vritet pjerin xhuvani vv pjerin xhuvani vritet pjerin xhuvani vv

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 16:36

LUSHNJE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar dotën e sotme Lushnjen ku ka zhvilluar fushatën elektorale në këtë qytet. Në fjalën e tij Basha u ka bërë thirrj...