Politike

Masakra e Elbasanit, vjen REAGIMI i Yuri Kim: Kjo dhunë duhet ndëshkuar, hetoni shpejt!

21 Prill 2021, 16:30 Nga DOSJA
Masakra e Elbasanit, vjen REAGIMI i Yuri Kim: Kjo dhunë duhet

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka kërkuar zbardhjen në mënyrë të shpejtë të masakrës së Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe katër të tjerë mbetën të plagosur. 

Në një status në Twitter, Kim shkruan se autorët e krimit duhen ndëshkuar dhe duhen vënë para drejtësisë. 

“Ne i bëjmë thirrje organeve të zbatimit të ligjit të hetojnë incidentin e sotëm në Elbasan shpejt dhe tërësisht, të identifikojnë autorët dhe të ndjekin penalisht në masën e plotë të ligjit. Ata që bëjnë një dhunë të tillë duhet të dënohen,”- shkruan Kim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA.

Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje. Të plagosur mbetën katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Eltjon Bodinaku, Pavlo Vuksani dhe efektivja Xhensila Sota.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike vritet pjerin xhuvani yuri kim vritet pjerin xhuvani yuri kim

Sondazh

Poll