Politike

Sipërmarrësja e afërt me Trump denoncon Delina Ficon: I dha azerit 300 mijë dollarë nga projekti i Soros, ky njeri sot koor

21 Prill 2021, 09:55 Nga DOSJA
Sipërmarrësja e afërt me Trump denoncon Delina Ficon: I dha

TIRANË- Aktivistja e njohur shqiptare në Amerikë, Evi Kokolari, njëherazi edhe sipërmarrëse e njohur për bashkëpunimin me ish-presidentin Donald Trump, iu ka dërguar sot një letër krerëve të OSBE ku iu kërkon verifikimin e Azay Guliyev. Në reagimin e saj në rrjetet sociale, Kokalari thotë se Delina Fico, (ish-gruaja e kryeministrit Edi Rama, sot gruaja e Bledi Cuçit), ka punuar për mbi 10 vite me Guliyev, i cili sot vjen si kryesues i ekipit të OSBE në zgjedhjet shqiptare. 

POSTIMI I PLOTË: 

Letra e mëposhtme j’u dergua sot në mëngjes Lord Peter Boëness, President i OSCE dhe Z. Reinhold Lopatka, kryetarit të misionit vëzhgues të OSCE për zgjedhjet e ardhshme dhe shpjegon në detaje lidhjet e Azay Guliyev, kordinatorit special të misionit vëzhgues të OSCE dhe Delina Ficos.

Delina Fico dhe Azay Guliyev kanë punuar për më tepër se 10 vjet bashkë në Azerbiajian.
Delina i ka mundësuar mbi 300,000 dollarë në projekte për zonën e tij elektorale në një kohë fushate parlamentare për Azay Guliyev.

Këto fonde, të marra nga East West Management Institute, (produkt i Sorosit që Delina menazhon), ishin për ndërtimin e shtëpive në zonat rurale, por Delina duket që i ka bërë një nder mikut të saj Azay, i cili ato shtëpi j’ua ofroj votuesve të tij pikërisht para fushatës që e bëri deputet të parlamentit.
Sot Azay Guliyev kthehet në Tiranë si kordinatori i ekipit të OSCE.
Me pak fjalë, ne na duhet të kontrollojmë integritetin e atyre që pretendojnë të vëzhgojnë integritetin në zgjedhjet tona.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike azay guliyev delina fico evi kokalari vezhgimi i osbe ne tirane zgjedhjet e 25 prillit 2021 azay guliyev delina fico evi kokalari vezhgimi i osbe ne tirane zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 09:32

TIRANE- Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ka qenë nën vëzhgimin e patronazhistëve të Partisë Socialiste. Sipas regjistrit elektr...