Politike

Audio-përgjimi i Lames, Basha nga Korça: Të gjithë ju e dëgjuat planin e Ramës për t’ju marrë votën, ju mashtron për

21 Prill 2021, 09:17 Nga DOSJA
Audio-përgjimi i Lames, Basha nga Korça: Të gjithë ju e

KORÇË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar nga Korça përgjimin e bërë publik nga gazetari Artan Hoxha në të cilin fliste Lame për legalizimet. Basha tha se ai ishte plani i ideuar nga Rama në mënyrë që ti marë votën qytetarëve dhe të mos iu japë legalizimet.

Basha: Të gjithë ju e dëgjuat planin e Ramës për tju marrë votën për t’ju mashtruar, për të mos ju legalizuar për t’ju prishur 100 mijë shtëpi shqiptarësh. Ky është Edi Rama i vërtetë.


Dje, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar një audio-përgjim ku tregohej si drejtori i Kadastrës, Artan Lame udhëzonte vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve. Gjatë përgjimit, Lame pohon se legalizimet janë një kosto e madhe elektorale, dhe në rast se banorëve iu hiqet drita jeshile, atëherë ikin votat, ndaj kërkon që kurrsesi, fjala “jo”, nuk duhet që t’ju thuhet qytetarëve.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha pergjimi i lames zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha pergjimi i lames zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll