Politike

Thellohet SKANDALI! 600 punonjës të ambasadave nën ‘kontrollin’ e patronazhistëve të PS

21 Prill 2021, 09:43 Nga DOSJA
Thellohet SKANDALI! 600 punonjës të ambasadave nën

TIRANË– Mes 910 mijë votuesve që mbahen në ‘survejimin’ e patronazhistëve të Partisë Socialiste, nuk kanë mbetur jashtë as 600 punonjësit e ambasadave në Tiranë.

Në databasen e PS-së të siguruar nga Lapsi.al, janë monitoruar edhe emrat e punonjësëve të këtyre instuticioneve të rëndësishmë, të cilët patronazhistët ‘janë kujdesur’ për votën e tyre më 25 prill.

Si mijëra votuesve të tjerë në Tiranë që ju janë vjedhur të dhënat, edhe rreth 600 punonjës të të gjitha ambasadave në Tiranë që u janë marrë këto informacione personale duke u keqpërdorur nga patronazhistët e PS. Deri më tani ende nuk ka një reagim nga ta lidhur me skandalin e përdorimit të dhënave të tyre.

Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar disa ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Qeveria nga ana e saj nuk pranon tw jetw vjedhje e tw dhwnave personale. Hetimet për databazën, që sugjeron një rrjedhje masive të të dhënave personale të qytetarëve nga institucionet shtetërore drej PS-së, janë fokusuar tek gjetja e burimit të gazetarëve dhe jo te skandali.

(kle.mu/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll

Politike 21 Prill 2021, 09:32

TIRANE- Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ka qenë nën vëzhgimin e patronazhistëve të Partisë Socialiste. Sipas regjistrit elektr...