Politike

Incidenti i LSI në Fier, Meta: Kandidatët e LSI të mos bien pre e provokimeve, nëse ju preket një votë do ti ndjekim këmb

21 Prill 2021, 09:24 Nga DOSJA
Incidenti i LSI në Fier, Meta: Kandidatët e LSI të mos bien pre e

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi pas përplasjes që ndodhi sot mes mbështetësve të LSI në Fier dhe policisë Bashkiake. Në një reagim në rrjetet sociale, Meta iu kërkon kandidatëve të mos bien pre e provokimeve dhe kërkon urtësi. Ai paralajmëron PS e Fierit se nëse preket një votë do të ndiqen këmba-këmbës.

REAGIMI I PLOTË: 

U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma.

Paraditen e sotme, heqja e banderolave të LSI për tu ndërruar me ato të PS në qendër të qytetit të Fierit kanë sjellë një përplasje mes mbështetësve të LSI dhe policisë bashkiake. Kandidatja Kejdi Mehmetaj e shoqëruar me dhjetëra mbështetës kanë shkuar brenda ambienteve të bashkisë ku kërkojnë një ballafaqim me kryebashkiakun Armando Subashi.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike incidenti ne fier kejdi mehmetaj lsi perplaset ne fier incidenti ne fier kejdi mehmetaj lsi perplaset ne fier

Sondazh

Poll