TIRANE- Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ka qenë nën vëzhgimin e patronazhistëve të Partisë Socialiste. Sipas regjistrit elektronik rezulton se De Biasi ka qenë nën patronazhin e Alban Hoxhës, ndërsa nuk dihet nëse ky emër përkon me atë portierit të Partizanit, apo është një person tjetër.
Ndërkohë që në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-trajneri me shtetësi shqiptare, sot nën drejtimin e kombëtares së Azerbajxhanit, e ka pritur me humor, duke e quajtur patronazhistin e tij, spiun.
Mister, a keni dëgjuar ndonjëherë për “patronazhistin”?
Ç’dreqin është ky?
Është një vullnetar që aderon në një parti dhe siguron të dhëna për qytetarë të ndryshëm, të cilët ai i ka në “patronazh” dhe informon se për kë votojnë, çfarë bindjesh kanë etj…
Edhe ç’lidhje kam unë me këtë?
Prej dsa ditësh në Shqipëri është bërë publike lista e Partisë Socialiste për qindra mijëra qytetarë dhe aty figuron edhe emri juaj.
Po me mua ç’kanë? Pse duhet të jetë emri im aty…?
Po, sepse edhe ju keni një patronazhist…
Prit pak prit, se këtë termin që përdorni me sa kuptoj e keni fjalën për dikë që raporton për mua apo për të tjerë se çfarë bëjmë, kë votojmë, etj…
Pak a shumë…
Ah, po dakord pra, por thuaj “spiun”. Këta janë spiunë… Pra edhe unë e paskam një spiun?! Uh, e çuditshme.
(F.G/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta në drejtim të kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha duke akuzuar se shoqërohet me per...
FIER– Ndalesa e radhës e kryeministrit Rama pritet të jetë në qytetin e Fierit rreth orës 18:00, por përgatitjet kanë filluar që në mëngjes.Në rrethrrotullimin ...
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi pas përplasjes që ndodhi sot mes mbështetësve të LSI në Fier dhe policisë Bashkiake. Në një reagim në rrj...
FIER- Një incident u shënua sot 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Kejdi Mehmetaj, kandidate e LSI në Fier, u përplas me punonjësit e bashk...
TIRANË– Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka ironizuar audio-përgjimin e publikuar dje për kreun e Kadastrës, Artan Lame. Me anë të një statusi t...
FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndaluar sulmet dhe ironinë ndaj paraardhësit të tij në detyrë, Sali Berisha. Në fjalën e tij, Rama tha se ...
TIRANË- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri për deputet, Boiken Abazi ka publikuar një video nga kryeqyteti, teksa shprehet se betonizimi duhet t...
TIRANË– Drejtori i Kadastrës, Artan Lame ka reaguar sërish pas publikimit të përgjimeve për mashtrimin me legalizimet. Në një intervistë të dhënë për “Brea...