Politike

Mashtroi qytetarët me legalizimet, gazetari Tomorri ironizon Artan Lamen: Edhe Eskobari kishte më shumë respekt!

21 Prill 2021, 09:15 Nga DOSJA
Mashtroi qytetarët me legalizimet, gazetari Tomorri ironizon Artan Lamen:

TIRANË– Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka ironizuar audio-përgjimin e publikuar dje për kreun e Kadastrës, Artan Lame. Me anë të një statusi të shkurtër në rrjetet e tij sociale, Tomorri shkruan se Lame kishte bërë një punë të mirë me mashtrimin e qytetarëve, duke i bërë një krahasim edhe me Eskobarin.

Artan Lame është gjigand përfundimisht. Janë 100 mijë objekte të ndërtuara që nuk mund të legalizohen sepse nuk e lejon ligji-thotë- por ne do i mbajmë varur pronarët e tyre, nuk do u themi që shtëpia jote nuk legalizohet, se na bëhen votues të opozitës. O gjigand. Edhe Eskobari kishte më shumë respekt për ligjin. Përfundimisht personazh i paarritshëm,”- shkruan Tomorri.

Dje, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar një audio-përgjim ku tregohej si drejtori i Kadastrës, Artan Lame udhëzonte vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve. Gjatë përgjimit, Lame pohon se legalizimet janë një kosto e madhe elektorale, dhe në rast se banorëve iu hiqet drita jeshile, atëherë ikin votat, ndaj kërkon që kurrsesi, fjala “jo”, nuk duhet që t’ju thuhet qytetarëve. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike klodian tomorri pergjimi i lames klodian tomorri pergjimi i lames

Sondazh

Poll