Politike

Lëvizja e papritur e PD dhe LSI/ Patozi thirrje KQZ: Ndalni urgjentisht sulmin provokues

16 Maj 2019, 19:07 Nga DOSJA
Lëvizja e papritur e PD dhe LSI/ Patozi thirrje KQZ: Ndalni urgjentisht

TIRANË- Kreu i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi e quan provokim ndaj procesit zgjedhor, kërkesën e PD-së dhe LSI-së për t’u përfaqësuar me komisionerë në procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Përmes një reagimi në Facebook, Patozi i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndalë atë që ai e quan sulm mbi procesion zgjedhor.

Sipas tij, përpjekjet e dy partive, PD dhe LSI për të penguar procesin zgjedhor drejtohen veçanërisht kundër Bindjes Demokratike.

Reagimi i Astrit Patozit:

Lajmi se Partia Demokratike dhe LSI-ja do të kërkojnë të përfaqësohen me komisionerë, por me jo me popull, në zgjedhjet e 30 Qershorit është provokimi më i fundit ndaj procesit zgjedhor.

Zgjedhjet janë procesi i atyre, që marrin pjesë dhe administrohen sipas ligjit nga partitë e përfaqësuara në parlament. Partia Demokratike dhe LSI-ja nuk janë më të përfaqësuara, as në parlament dhe, as nuk marrin pjesë në zgjedhje me vullnetin e tyre.

Përpjekja për të penguar procesin zgjedhor me komisionerë drejtohet pikë së pari kundër BINDJES DEMOKRATIKE, e cila duhet të ketë patjetër komisionerët e vet në atë proces.

Së dyti, ajo drejtohet kundër procesit zgjedhor në tërësi, tek i cili me sa duket ata duan të fusin brenda Kalin e Trojës.

Shumica në pushtet dhe ish-opozita parlamentare mund të bëjnë pazare për pronat e shqiptarëve, për ndarje pushteti apo për çfarëdo gjëje tjetër, siç kanë bërë shpesh në të shkuarën, dhe shembulli më i qartë ishte marrëveshja e dy viteve të shkuara.

Ndoshta, jo rastësisht, nesër është përvjetori i 17 majit, ditë që mesa duket e ngroh shumë marrëdhënien Rama-Basha.

Por ata duhet ta dinë se nuk mund të bëjnë kurrë pazar për të administruar edhe votën e shqiptarëve për hallin e përbashkët të ruajtjes së këtij sistemi të kalbur politik.

BINDJA DEMOKRATIKE dënon me ashpërsi këtë provokim mbi procesin zgjedhor dhe i kërkon KQZ-së që të veprojë shpejt dhe me drejtësi për t’ua lënë zgjedhjet atyre që zgjedhin dhe zgjidhen dhe jo atyre që nuk duan të bëhen zgjedhje fare në Shqipëri.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike zgjedhejt lokale astrit patozi bindja demokratike zgjedhejt lokale

Sondazh

Poll