Politike

PD dhe LSI ‘futen’ në zgjedhje, dërgojnë komsionerë në KZAZ: Do dokumentojmë paligjshmëritë e Ramës

16 Maj 2019, 16:09 Nga DOSJA
PD dhe LSI ‘futen’ në zgjedhje, dërgojnë

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me lajmin se Partia Demokratike ka dërguar komisionerë në KZAZ. Në reagimin e numrit dy të PD, bëhet me dije se  ky vendim i partive opozitare është bërë pasi kanë informacione se  PS po manipulon që tani procesin zgjedhor.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie. Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshëmritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit”, shprehet Bardhi.

Partia Demokratike dhe LSI kanë refuzuar që të hyjnë në zgjedhje, pasi ato prej disa muajsh kanë nisur protestat dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës. Opozita e bashkuar shpreht se zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë, pasi ata nuk do të lejojnë këtë gjë. Po ashtu Basha u shpreh se Ramë është një përdhunues serial zgjedhjesh, dhe shtoi se PD ka prova që dhe zgjedhet e 2019 do të jetë në manipuluara.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazment bardhi zgjedhjet pa opoziten gazment bardhi zgjedhjet pa opoziten

Sondazh

Poll