Politike

“Rama të hetohet”/ Klevis Balliu: I infiltruari i PS përgjegjës për vrasjet e 21 janarit

16 Maj 2019, 17:54 Nga DOSJA
“Rama të hetohet”/ Klevis Balliu: I infiltruari i PS

TIRANË- Ish-gardistit i 21 janarit, Agron Malaj, do të garojë nën siglën e Partisë Socialiste për Bashkinë e Burrelit në zgjedhjet e 30 qershorit.

Pas kësaj, ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ku i bën apel kryeprokurores Arta Marku, që të hetojë Edi Ramën dhe ish-gardistin, që sipas tij rezulton i infiltruar i PS-së në protestën e vitit 2011, ku mbeten të vrarë katër protestues.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

Kryeministri thotë që kryetari i grupit të zjarrit paska qenë i infiltruar, që do të thotë që ky njeri paska nxjerrë informacione të klasifikuar. E me pak fjalë gardisti kandidat për kryebashkiak ka cënuar sigurinë kombëtare.

Për raste të tilla Xhorxh W Bush i ka çuar këta individë si tradhëtarë në Guantanamo, ndërsa Edvini i bën kryetar bashkie.

Si nuk është arrestuar akoma?

Kjo është një akuzë direkte për Kryeministrin.

Zonja Marku keni Edi Ramën dëshmitar publik që ky njeri ka nxjerrë informacione të Gardës që mbron institucionet, pra sigurinë kombëtare të vendit.

Duhet drejtësi për gardistin kryebashkiak dhe kryeministrin gardist.

Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që një parti politike të infiltrojë njerëz në një protestë ku u vranë qytetarë, por kjo vërteton se Rama mund të ketë infiltruar dhe vrasës të tjerë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron malaj edi rama klevis balliu agron malaj edi rama klevis balliu

Sondazh

Poll