Politike

Lleshaj e Braçe shkrihen me Majkon, opozitarët ‘konsultohen’ me Hajdarin, Gjuzi me kundërshtarët (FOTO)

16 Maj 2019, 14:32 Nga DOSJA
Lleshaj e Braçe shkrihen me Majkon, opozitarët

TIRANË- Në Kuvendin e Shqipërisë është mbajtur sot seanca plenare që u shoqërua me debate të forta për Vettingun në Polici. Po ashtu deputetët e opozitës së re, hodhën akuza kundër Bashës e Ramës se ata po përgatisin një tjetër marrëveshje të fshehtë.

Por edhe pse në foltore toni ishte i lartë, deputetët kur uleshin në karriget e tyre ishin më të relaksuar. Ministri Lleshaj dhe Braçe janë shkrirë gazit me batutat e Pandeli Majkos. Por nëse qeveritarët qeshin, opozitarët konsultohen me njëri-tjetrin para se të flisnin.

Nga fotot shihet se Ralf Gjoni dhe Myslim Murrizi konsultohen me Rudina Hajdarin. Ndërsa Kujtim Gjuzi shkëmben biseda me deputetët e PS.

Ditën e sotme është zhvilluar seanca plenare në Kuvend, ku në rend të ditës ka qenë interpelanca e kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi me ministren Etilda Gjonaj, si edhe dekreti i Metës për Vettingun në Polici, dekret ky që u rrëzua nga mazhoranca socialiste. Në seancë u betuan edhe 12 deputetët e rinj të opozitës, si dhe nuk mungoi debati nga deputetët Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni që akuzuan dyshen Rama-Basha se kanë bërë marrëveshje në kurriz të shqiptarëve. Pretendimi i tyre, u mohua nga Balla dhe Spiropali.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace pandeli majko rlaf gjoni rudina hajdari senaca plenare 16 maj 2019 erion brace pandeli majko rlaf gjoni rudina hajdari senaca plenare 16 maj 2019

Sondazh

Poll