Politike

SHBA i heq vizën Petrit Vasilit? Kryemadhi: S’vë dorën në zjarr. Ish-deputeti nxjerr pasaportën

16 Maj 2019, 16:37 Nga DOSJA
SHBA i heq vizën Petrit Vasilit? Kryemadhi: S’vë dorën

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka folur për çështjen e refuzimit të vizave nga SHBA për zyrtarë të lartë të korruptuar në Shqipëri.

Kryemadhi tha se është gati që të bashkëpunojë me ambasadën e SHBA, për të zbuluar të gjithë të korruptuarit. Ajo u shpreh se është gati të largoj edhe figura nga LSI nëse ata janë të korruptuar.

Nëse ka të korruptuar në LSI t’i largojmë. Prandaj ne kërkuam dhe Vettingun në politikë”, u shpreh ajo. Por gazetarja e “Zërit të Amerikës”, ngulmoi më tej duke përmendur dhe emra konkret, që sipas saj SHBA u ka refuzaur vizën.

Gazetarja: Një burim i joni thotë se Petrit Vasili, nënkryetarit të partisë suaj i është refuzuar viza për në SHBA?

Kryemadhi: Jo nuk mendoj se i është refuzuar viza, pasi ai ka qenë në SHBA vitin e kaluar. Megjithatë unë nuk e vë dorën në zjar as për fëmijët e mi, as për burrin tim. Zoti Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë me zotin Lu dhe nxitës për përfundimin e Reformës në Drejtësi.

Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar dhe Petrit Vasili që mohon se atij i është refuzuar viza amerikane, duke thënë se vetëm gjatë vitit kaluar ka shkuar në SHBA dhe nuk ka pasur ansjë problem.

Dosja.al ka siguruar dhe foton e pasaportës së Vasilit, ku shihet dhe se ai ka qenë i pajisur me vizë për të udhëtuar në SHBA. Por në dokument shkruhet se leja për udhëtimin e tij ka qenë 3 muaj, nga 14 qershor deri në 14 shtator të vitit të kaluar.

Ende nuk ka një sqarim të saktë nëse nënkryetarit të LSI, i është mohuar viza për në SHBA apo jo, pasi as fotoja e pasaportës nuk tregon këtë fakt.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi petrit vasili refuzmi i vizave monika kryemadhi petrit vasili refuzmi i vizave

Sondazh

Poll