Politike

Rama bën lëvizjen e radhës, të shtunën takon të gjithë kandidatët për kryebashkiak

16 Maj 2019, 18:01 Nga DOSJA
Rama bën lëvizjen e radhës, të shtunën takon të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama të shtunën e kaluar prezantoi 61 kandidatët për bashkitë e vendit. Ndërsa këtë të shtunë, Rama kërkon që të ketë një takim ballë për ballë me të gjithë kandiadatët.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se numri një i PS, ka thirrur në një takim me të gjithë kandidatët. Më tej po të njëjtat burime shtojnë se takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në selinë e Partisë Socialiste.

Lista me kandidatët e Partisë Socialiste u preznatuar ditën e shtunë, po ashtu është bërë dhe prezantim i të gjithë kandidatëve për këshillat bashkiak.

Partia Socialiste prezantimin e kandidatëve për bashkitë e bëri ditën e shtunë, pas mbledhjes së Kryesisë, por disa prej emrave kishin marrë një konfirmim dhe më herët, gjatë turit “Bashkia që duam”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama emrat e ps per zgjedhjet lokale kandidatët për kryetar bashkie zgjedhje pa opoziten edi rama emrat e ps per zgjedhjet lokale kandidatët për kryetar bashkie zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll