Politike

Përplasja për Mynyr Konin, Nikolla: Meta është kthyer në një parti të tretë të opozitës

16 Maj 2019, 14:59 Nga DOSJA
Përplasja për Mynyr Konin, Nikolla: Meta është kthyer

TIRANË- Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka folur për herë të parë në lidhje me pezullimin dhe rikthimin në detyrë të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Në një intervistë për RTV Ora, Nikolla tha se nuk do të komentojë vendimet e Presidentit Ilir Meta, por tha se ai është kthyer në një parti të tretë të opozitës.

Unë e kam thënë dhe njëherë pa dashur të komentojë vendimet e Presidenti. Por ai është tkhyer në një parti të tretë të opozitës, pasi ky nuk është vendimi i vetëm që ka tkheyr, por ka thyer dhe shumë ligje të tjera të qeverisë. Nuk dua të komentoj vendimet e Presidenti, por dua të them se aktorët e Universitëtit të Tiranës këtë çështje ta shikojnë shumë thellë”, tha Nikolla.

Mynyr Koni është rikthyer në detyrë disa javë më parë, pas vendimit të Presidentit Ilir Meta. Meta me anë të të një dekreti ka rrëzuar propozimin e ministres Besa Shahini, për shkarkimin e Rektorit të UT. Në relacionin shpjegues mbi arsyet e këtij vendimi, kreu i shtetit sqaroi se ka patur presion të hapur dhe publik mbi rektoratin e UT. Në dekret thuhet se MASR ka kërkuar ngritjen e një grupi pune që të gjente shkeljet në Universitet. Më tej, sqarohet se ky grup ka mbyllur punë sipas afateve, por MASR ka kryer shkelje proceduriale.

Meta u shpreh se kërkesa e ministres Shahini për të shkarkuar Konin, cënon autonominë e universiteteve dhe nuk është bindëse. Ministrja Besa Shahini pezulloi Konin, pasi sipas qeverisë, Koni nuk ka bashkëpunuar me ta duke bllokuar kështu reformimin e Universitetit të Tiranës pas protestës së studentëve. “Lufta” mes Konit dhe Qeverisë ka disa kohë që ka nisur, por në muajt pas protestës së studentëve, ai është sulmuar disa herë nga Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pari, që e kërcënoi më shkarkim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta lindita nikolla mynyr koni universiteti i tiranes ilir meta lindita nikolla mynyr koni universiteti i tiranes

Sondazh

Poll