Sport

“Gladiatori” kuqezi në “fokusin” e Eintracht Frankfurt, kanë nisur bisedimet

20 Prill 2021, 15:54 Nga DOSJA

GJERMANI – Eintracht Frankfurt, i renditur i katërti në Bundesligë, është vënë në ndjekje të mesfushorit të kuqezinjve Klaus Gjasulës. Mediat gjermane bëjnë me dije, se “Gladiatori” i Kombëtares të kenë nisur negociatat një transferim në fund të këtij sezoni.

31-vjeçari Klaus Gjasula aktualisht luan me Hamburgun, pretendentët për t’u ngjitur në Bundesligën 1, me të cilën ka një kontratë deri në verën e vitit 2022. Pavarësisht rezultateve të këtij sezoni, për “Gladiatorin” duket se e ardhmja do të jetë elita.

Në Gjermani, po shtohen zërat, se Eintracht Frankfurt kërkon shërbimet e Gjasulës për edicionin e ardhshëm për vetë eksperiencën që ka. Për mesfushorin e Kombërtares kuqezi, ky do të ishte sezoni i dytë në Bundesligë, pas atij me Paderborn.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “gladiatori” i kombëtares eintracht frankfurt hamburgun klaus gjasulës “gladiatori” i kombëtares eintracht frankfurt hamburgun klaus gjasulës

Sondazh

Poll