Sport

Solidaritet, edhe “Kuqezinjtë” shqiptarë kundër Super League të Europës

20 Prill 2021, 04:56 Nga DOSJA

TIRANE – Krijimi i Super League të Europës nga 12 klubet më të mëdha të kontinentit ka krijuar indinjatë dhe kundërshti të mëdha edhe në radhët e tifozëve në mjaft vende.

Mësohet se tifogrupet më të mëdha në Europë kanë ndërmarrë nismën e krijimit të një deklarate kundër krijimit të Superligës. Kësaj deklarate i është bashkuar edhe tifogrupi i kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, gjë të cilën e njoftojnë këtë në në Facebook.

POSTIMI – “Tifozat Kuq e Zi (TKZ) së fundmi dhe së bashku me 139 grupe tifozerike kombëtare dhe lokale nga 16 shtete, lëshuan deklaratën kundër krijimit të Superligës Evropiane. Krenar qe jemi përkrah shumicës e cila nuk e sheh pasionin si vlerë materiale”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport kunder krijimit te superliges se europes tifoze kuqezi kunder krijimit te superliges se europes tifoze kuqezi

Sondazh

Poll