Sport

Edi Reja ndjek talentet në Shkodër: “Po vendosim piketat për një të ardhme të mirë”

20 Prill 2021, 08:45 Nga DOSJA

SHKODER – Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka ndjekur dje seancat stërvitore të përfaqësuese rajonale të Shkodrës, për grupmoshat U-13, U-14 dhe U-15.

I shoqëruar nga stafi i tij, zëvëndës trajnerët Sergio Porrini dhe Ervin Bulku, si edhe drejtori teknik Giancarlo Camolese, me specialistin e ekipeve kombëtare, Sulejman Mema, ata kanë ndjekur në detaje seancën stërvitore të aplikuar nga trajnerët Rudi Piraniqi, Brikeno Bizi dhe Astrit Prenҫi.

Edi Reja nuk e ka fshehur kënaqësinë për punën që bëhet me përfaqësueset rajonale nga Federata Futbollit dhe duke folur për fshf.org nënvizoi se i gjithë stafi i tij do të jetë i angazhuar në ndihmë të futbollit të moshave.

“U ndjeva shumë mirë në Shkodër, duke parë pothuajse 100 lojtarë që stërviteshin me entusiazëm dhe dëshirë për fanellën që mbanin veshur. Gjithҫka ishte e organizuar shumë mirë në fushën e lojës dhe kjo sigurisht që meriton vlerësim, duke parë që puna ecën përpara përtej vështirësi momentale. Kjo është pjesë e projektit të drejtorit Kamoleze. Unë mund vetëm të jap këshilla, orientime nga pikëpamja teknike, së bashku me bashkëpuntorët e mi Porrini dhe Bulku.

Kemi parë dhe ndjekur gjithҫka në detaje. E qartë që tani do të flasim me drejtuesit e federatës për t’i dhënë një linjë dhe një program të qartë. Ne do të ndikojmë shumë më shumë me përfundimin e pandemisë, me stafet tona që do të jenë shumë herë më të pranishme pranë përfaqësueseve rajonale dhe skuadrave të moshave, për të hedhur piketa të rëndësishme për një të ardhme të mirë”,- u shpreh trajneri Reja.

Trajneri Reja, së bashku me stafin e tij, do të ndjekin në ditët në vazhdim dhe përzgjedhjet e lojtarëve që Sektori Ekipeve Kombëtare do të zhvillojë për skuadrat përfaësuese U-18, U-19 dhe U-20.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport brikeno bizi dhe astrit prenҫi. edi reja giancarlo camolese rudi piraniqi shkoder brikeno bizi dhe astrit prenҫi. edi reja giancarlo camolese rudi piraniqi shkoder

Sondazh

Poll