Sport

Volejbolli shqiptar në një grup me Sllovakinë, Rumaninë dhe Zvicrën, për Europianin

20 Prill 2021, 10:15 Nga DOSJA
Volejbolli shqiptar në një grup me Sllovakinë, Rumaninë dhe

TIRANE – Kombëtarja e volejbollit të meshkujve do të marrë pjesë në kualifikueset e Europianit, pas një kohe mungese për shkak të pandemisë. Lajmi është bërë i ditur sot nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volbejbollit gjatë një konference për shtyp.

Pjesa më e madhe e lojtarëve të ekipit tone kombëtar do të jenë ata që u aktivizuan në kampionatin shqiptar, që u zhvillua i cunguar për shkak të ndalesave dhe pamundësia që të transferohen në liga të huaja.

Trajneri Jani Melka thotë, se forma nuk është më e mira, por do të qartësohet me kalimin e ditëve ku priten edhe ndeshje miqësore. “Forma e tyre nuk është më e mira, por do të shikojmë me kalimin e ditëve”.

Në grupin e Shqipërisë, ndeshje që do të luhet me sistem grumbullimi në muajin maj, janë Sllovakia e Rumania, pjesëmarrëse në finalet e Europianit të fundit dhe Zvicra. Ndeshjet do të luhen pikërisht në dy vendet e para.

Po këtë vit Shqipëria do të presë finalen e Europianit U-17 për djem. “Janë parashikuar në korrik dhe shpresojmë që pandemia mos të na shkaktojë probleme,”– është shprehet presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erli Pëllumbi.

Ky nuk është aktiviteti i parë kontinental që mbahet në vendin tonë. Shqipëria në 2018 priti fazën finale të Europianit për vajzat deri 19 vjeç.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport erli pëllumbi jani melk kombëtarja e volejbollit të meshkujve erli pëllumbi jani melk kombëtarja e volejbollit të meshkujve

Sondazh

Poll