Sport

Presidenti i FIFA-s Infantino: “O rrini ose ikni, merrni parasysh pasojat”

20 Prill 2021, 09:59 Nga DOSJA
Presidenti i FIFA-s Infantino: “O rrini ose ikni, merrni parasysh

ZVICER – Krijimi i Superligës Evropiane nga 12 klube të mëdha evropiane, shkaktoi polemika të papara dhe u kundërshtua nga shumë të dielën. Synimi është që të bëhen 20 klube, 15 prej të cilave janë të përhershme – pra nuk përballen me rënie nga liga – ndërsa pesë të tjera e sigurojnë pjesëmarrjen çdo vit përmes kualifikimit.

Superliga do të jetë garë e mbyllur dhe do t’i japë fund garës më të famshme evropiane për klube, Ligës së Kampionëve, nëse arrithet të organizohet. Ndër kundërshtuesit e saj të mëdhenj është edhe organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA.

Duke folur të martën në Kongresin e UEFA-s, shefi i FIFA-s Infantino tha: “Ne në FIFA mundet vetëm ta kundërshtojmë fuqishëm krijimin e Superligës, e cila është një dyqan i mbyllur; e cila është shkëputje nga institucionet e tanishme; nga ligat; nga federatat; nga UEFA dhe nga FIFA”.

Numri një i futbollit botëror shtoi i paralajmëroi klubet që iu bashkuan dhe do t’iu bashkohen kësaj lige të shkëputur.

“Nëse dikush vendos ta zgjedhë rrugën e vet, atëherë duhet patjetër t’i vuajë pasojat e vendimit të vet. Ato (klubet) janë përgjegjëse për zgjedhjet e veta. Më saktësisht, kjo nënkupton o rri, o shko. Nuk mund të jesh gjysmën brenda e gjysmën jashtë”, shtoi ai. – “Shumë gjëra do të flaken për mbase një përfitim afatshkurtër financiar të disave. Njerëzit duhet të mendojnë qartë. Ata duhet të reflektojnë dhe duhet të marrin përgjegjësi”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport #superleague fifa football infantino president #superleague fifa football infantino president

Sondazh

Poll