Sport

“Po vrisni futbollin”, rrugët e Evropës mbushen me tifozë të irrituar, kundër krijimit të Super League-s

20 Prill 2021, 11:20 Nga DOSJA
“Po vrisni futbollin”, rrugët e Evropës mbushen me

EUROPË-Krijimi i Superligës Europiane ka krijuar një konfuzion të madh edhe te vetë ata tifozët, për të cilët 12 klubet themueluese të këtij kompeticioni kërkojnë në një farë mënyre ta krijojnë atë. Elita e futbollit është bërë bashkë për të kërkuar një mënyrë për të përmirësuar të ardhurat, duke i ofruar tifozëve futbollin e madh. Në këtë këndvështrim, duhet kuptuar si do të funksionojë ky format dhe cila do të jetë rregullorja e manifestimit kontrovers, data e fillimit e së cilës është ende e mbuluar me mister.

Mësohet se ky kompeticion do të jetë deri në vitin 2046 dhe një gjë e tillë nuk është pëlqyer nga tifozët të cilët kanë nisur protestat në çdo vend. “Po vrisni futbollin”, akuzojnë tifozët. Protesta janë mbajtur përpara stadiumeve të gjashtë ekipeve të mëdha britanike, që do të përfshihen në kompeticionin e mesjavës.

Sipas Daily Mail, klubet e Superligës Europiane do të marrin nga 300 milionë sterlina që pa nisur garat. Kryeministri britanik, Boris Johnson ka kritikuar ashpër një vendim të tillë dhe ka bërë thirrje për një takim urgjent.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport fifa super league uefa fifa super league uefa

Sondazh

Poll