Sport

Danezi i UEFA-s: “Reali, City dhe Chelsea, të premten do të përjashtohen nga Champions. Po ky fat i pret edhe United dhe Ar

20 Prill 2021, 05:33 Nga DOSJA
Danezi i UEFA-s: “Reali, City dhe Chelsea, të premten do të

DANIMARKE – Krijimi i Superligës së Europës e ka tronditur botën e futbollit, veçanërisht atë europian. FIFA dhe UEFA kanë reaguar me shpejtësi kundër. Madje qeveria e futbollit europian ka kërcënuar se “plangprishësit” do t’i përjashtojë nga kompeticionet kontinentale, ndërkohë masat ndëshkuese me kalimin e kohës sa vine dhe përshkallëzohen.

Presidenti i Federatës Daneze të Futbollit, Jesper Moller, njëherësh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka thënë për gazetën “DR Sport” se pret që anëtarët e grupit ‘të shkëputjes’ që kanë mbetur në edicionin e sivjetmë të Champions League, të përjashtohen nga gara më prestigjioze e Europës.

“Doemos duhet të ketë një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv të premten. Pres që 12 klubet të përjashtohen”, ka shtuar ai. Për më shumë, edhe dy skuadrat e tjera të grupit ‘të shkëputjes’, Arsenal dhe Manchester United, që konkurrojnë në Europa League, nga ajo që thotë Moller, do të përjashtohen.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport champions league jesper moller manchester unitedi presidenti i federatës daneze të futbollit champions league jesper moller manchester unitedi presidenti i federatës daneze të futbollit

Sondazh

Poll