Politike

Karantinë dy javë kush vjen nga Greqia, LSI i kërkon Gjykatës rrëzimin e vendimit: Shkelje e hapur ndaj kushtetutës!

20 Prill 2021, 09:54 Nga DOSJA
Karantinë dy javë kush vjen nga Greqia, LSI i kërkon

TIRANË – Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit  të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës për dy javë për shtetasit shqiptarë të cilët vijnë nga Greqia dhe Maqedonia. Për LSI-në, ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me kushtetutën dhe kërkon anulimin e tij.

Partia “Lëvizja Socialiste Për Integrim” në cilësinë e subjektit zgjedhor ka interes të ligjshëm për ushtrimin e të drejtës kushtetuese të zgjedhjes për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, nga ana e shtetasve shqiptarë që jetojnë e banojnë në Greqi dhe Maqedoni, paraqet kërkesën që gjykata paraprakisht të urdhërojë pezullimin e zbatimit të këtij akti, pasi zbatimi i tij do ta bëntë nul këtë gjykim, cënon interesat e palës paditëse të cilës i shkaktohet një dëm i pakthyeshëm, si edhe nuk cënohet interesi publik. Kërkesa jonë për marrjen e masës së sigurisë bazohet në nenin 28 e vijues të Ligjit nr. 49/2012, pasi gjatë kohës së nevojshme të procesit, derisa të arrihet në marrjen e vendimit të themelit, ekziston rreziku real dhe mundësia e ardhjes së një dëmi të rëndë e të pariparueshëm, që rrjedh nga ekzekutimi i aktit/vendimit administrativ për pengimin e të drejtës kushtetuese të ushtrimit të së drejtës së zgjedhjes në datë 25 Prill 2021“, thuhet ndër të tjera në kërkesën e LSI-së drejtuar Gjykatës.

Dje, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të gjithë emigratët që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të duhet që të karantinohet për 2 javë. Ç’ka rrjedhimisht pengon votën e emigrantëve që mund të udhëtonin drejt Shqipërisë për të votuar të dielën. Kjo lëvizje u pa si sulm nga LSI-së, duke reaguar e para me anë të kandidatit për deputet në Gjirokastër, Vangjel Tavos.

(k.m.kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi levizja socialiste per integrim pandemia e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi levizja socialiste per integrim pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll