Politike

Sulmi në zyrën e PD-së në Kavajë, Rama: Ngjarje e patolerueshme, Basha nuk duhet ta politizojë, Meta duhet të ndalë fush

20 Prill 2021, 09:39 Nga DOSJA
Sulmi në zyrën e PD-së në Kavajë, Rama: Ngjarje e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar sulmin që ndodhi ditën e djeshme në zyrat e PD-së në Kavajë. Nga Tirana, Rama tha se ngjarja ishte e patolerueshme pasi ndodhi në sfondin e politikës. Rama tha se dinte se gishti do të drejtohej nga ata mirëpo tha se autori duhet të dalë përpara drejtësisë.


DEKLARATA:

Dje ndodhi një ngjarje e patolerueshme se ndodhi në sfondin e politikës së ditës dhe të fushatës e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen. Flas për ngjarjen e Kavajës. Nuk kisha pikë dyshimi që cilado të ishte e vërteta, ata që flasin për ndryshimin do të rendnin atje për të bërë atë që bëjnë gjithmonë, për të drejtuar gishtin ndaj meje dhe nesh. Papritur as një orë dhe as dy orë që ngjarja të kuptohej se cfarë ishte, unë pa pritur asnjë minut thash atë që do ta thotë kushdo që është serioz dhe e ka seriozisht shtetin, drejtësinë. Që ngjarja është e patolerueshme, që autori duhet cuar përpara drejtësisë, e që Basha nuk duhet ta politizojë ngjarjen, ndërkohë që Meta duhet të ndalë fushatën idioteske të situatës. Basha nuk kishte folur po tha atë që unë mendoja se do të thohste dhe ajo atë që unë do të dëshiroja ta thoshte diksuh që do të bëhet kryemministër. Autori është një militant i PD në një sherr për arsye që nuk kanë asnjë lidhje me politikën. Natyrisht mund të ishte dhe të kishte ndodhr e kundërta që për të njëjtin sherr të kishte bërë këtë akt absurd. Kjo nuk e fajëson PD për aktin por është e fajësueshme për politizimin se fatkeqësisht është plagosur një njeri. Është bërë një vepër penale ndërsa politizimi i kësaj ngjarje është një tjetër vepër e shëmtuar morale si mundet të jesh zëdhënës i ndryshimit dhe të vazhdosh të zgjatësh, ata që e kanë mishëruar lidershipin.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne tirane edi rama rama ne tirane

Sondazh

Poll