Gjithë “kokat” e Kavajës në një tavolinë! Si darkonte Ndriçim Jonuzi me kryebashkiakun Krali dhe shefin e Policisë, i
20 Prill 2021, 09:32Nga DOSJA
KAVAJË– Plagosja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në selinë e Partisë Demokratike në Kavajë ka “ndezur tensionet” para fushatës. Kryeministri Edi Rama dhe eksponentë të tjerë të PS-së nxituan që të mohonin akuzat se pas përplasjes me armë zjarri fshiheshin çështje politike, duke kërkuar që drejtësia të bëjë detyrën. Por që dje në Kavajë shkoi kryedemokrati Lulzim Basha, i cili drejtoi gishtin nga socilistët.
Sot një foto qarkullon në rrjet, e cila tregon për miqësinë që ka mes autorit të plagosjes, Ndriçim Jonuzit dhe disa prej zyrtarëve më të lartë të qytetit. Në foton e mëposhtme, e shkrepur në një prej restorantëve më të njohur të zonës, bashkë në një tavolinë janë Markel Shtylla, kryebashkiaku Redian Krali, Dorian Troplini dhe autori Jonuzi.
EMRAT DHE POSTI I TYRE:
Markel Shtylla, shefi i Policisë Bashkiake, i pranishëm në momentin e krimit.
Redian Krali, kryebashkiak i Kavajës
Ndriçim Jonuzi, autori i plagosjes
Dorian Troplini, polic bashkiak, i pranishëm në momentin e krimit
Por përveç përkatësive politike, si ka mundësi që kryebashkiaku dhe kreu i Policisë Bashkiake, të drekojnë me një person që kërkohej dhe ishte prangosur për llogari të Interpol Romës. Ndricim Jonuzi ishte vënë në pranga mbrëmjen e 13 marsit në vitin 2014 në qytetin e Kavajës për një ngjarje të ndodhur në vitin 2007. Ky i fundit endej i lirë në Kavajë dhe mbi të gjitha i armatosur, me sigurinë që asgjë nuk do t’i ndodhte. Kjo pasi mbrohej nga shteti.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se ligji i parë që do të kalojnë në mandatin e tretë do të jetë për fëmijët e Republikës. Rama tha se fëmij...
TIRANË– E ftuar në studion e “Opinionit” ka qenë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.E pyetur nga gazetari Bledi Fevziu, lidhur me di...
TIRANË– Kryekomisioneri Shtetetëor i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është pyetur në lidhje me vendimin e ekspertëve për karantinim 2 javë të qytetarëve që v...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme qytetarët e njësisë numër 5 në Tiranë. Në nisje të fjalimit të tij, Rama komentoi dhe sulmin që ndo...
TIRANË– Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se në magazinë kishin mbërritur shumë prej fletave të votimit në shumë qarqe të vendit. Ndërsa shto...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se pista e Vlorës do të ketë kushtet që të mund të pranojë fluturimet New York- Vlorë.Kreu i qeverisë tha se...
KAVAJË– Kryedemokrati Lulzim Basha ishte i pranishëm ditën e sotme në Kavajë, pak orë pas sulmit që i ndodhi sekretarit të partisë. Basha e konsideroi një ...
KAVAJË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të rikthehet në Kavajë, një ditë pas plagosjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në selinë e PD-s...
TIRANË– Behgjet Pacolli, kompania e të cilit është shpallur fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, gjatë ceremonisë të nënshkrimit të marrëveshjes t...