Politike

‘S’do kenë luksin që të bëjnë lodra’/ Celibashi PARALAJMËRON komisionerët: Nëse s’do sillen siç duhet, do t’u

20 Prill 2021, 09:42 Nga DOSJA
‘S’do kenë luksin që të bëjnë lodra’/

TIRANË– Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar sanksione për të gjithë komisionerët që do të kryejnë shkelje gjatë procesit të votimit. Celibashi ka komentuar gjithashtu edhe ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Kavajë, ku mbeti i plagosur një person në një zyrë elektorale të PD-së. Ndërsa shtoi se politikanët duhet që të jenë sa më të qetë duke u afrua zgjedhjet.


PJESË NGA KONFERENCA: 

Celibashi: Në asnjë spital COVID nuk janë ngritur qëndra votimi. Policët? Do votojnë në qendrën e tyre të votimit, e kanë zgjidhur me turne. Burgjet? do të ngrihen qendra votimi, ka një praktikë për zhvillimin e procesit të votimit. Numrin total nuk e kam, por mund t’jua bëj me dije më vonë.

A ju shqetëson që të dhënat tuaja personale janë në dorën e dikujt tjetër?

Celibashi: Në lidhje me çështjen e fshehtësisë së votës nuk besoj se ka lidhje pasi të dhënat demostrojnë prefencat e qytetarëve por askush nuk e di sesi kanë votuar apo sesi do të votojnë. Nuk do të ishte e udhës që unë të përfshihesha në diskutim. Dua të bëj sa më mirë punën time.

Publikimi i të dhënave, a mund të ketë manipulim të votës?

Celibashi: Nuk ka asnjë lloj lidhje, aty janë pasqyruar preferencat por nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor.

Pas 25 prillit KQZ do jetë e hapur për të hapur kutitë e votimit, kur do të kemi rezultat?

Celibashi: Jemi përpjekur që rezultatin ta kemi brenda 48 orëve. Koha dhe procedurat që kemi përfshirë në aktet normative e mundësojnë këtë. Duhet të llogarisim edhe vullnetin e komisionerëve. Partitë politike dhe komisionerët e kanë kuptuar që nuk do të kenë luksin që të bëjnë lodra. Nëse do të ketë raste që Komisionerët nuk sillen siç duhet, do t’u tregohet vendi. 

Koment për ngjarjen në Kavajë?

Celibashi: Udhëheqësit politik kanë shumë në dorë për këtë situatë. Nuk e di se ndoshta mund të mos kem as pozitën por është shumë e rëndësishme që të kenë vetëpërmbajtje. Të gjithë dëmtoheni nëse procesi zgjedhor zhvillohet nën tension.

Po nëse ndonjë kamera do të prishet, do të ndalojë procesi?

Celibashi:Janë marrë masat që të kemi pajisje rezervë. Kështu që edhe nëse do të ketë ndonjë problem do t’i zëvendësojmë menjëherë.

LAJMI KRYESOR: ’25 prilli’/ Celibashi: Votat e emigrantëve? S’jemi doktorë, kush shkon do votojë. Paralajmëron numëruesit: Hapim çdo kuti që kërkohet për verifikim! Sanksione kush bën lojra

(k.m.dosja.al)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll