Politike

Rama: Ligji i parë që kalojë do jetë për fëmijët e Republikës! Djali i Arjan Salës është një ndër to, do kujdesemi

20 Prill 2021, 09:30 Nga DOSJA
Rama: Ligji i parë që kalojë do jetë për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se ligji i parë që do të kalojnë në mandatin e tretë do të jetë për fëmijët e Republikës. Rama tha se fëmijët që përfshihen në këtë kategori janë të gjithë ata që kanë humbur nënën ose babain për shkak të detyrës.

Kreu i qeverisë tha se fëmija i Arjan Salës do të mund të jetë pjesë e këtyre fëmijëve.


DEKLARATA:

Me Pandin kemi një rrugë të gjatë që vazhdon, që me 25 prill do të shënojë një stacion të ri dhe do të përcaktoje një segment të ri për të vazhduar së bashku. Pandi ia nis gjithmonë nga ai moment krenarie kombëtare sic është lufta nacional clirimtare. Unë dëshiroj që këtu të ndaj me ju idenë time se e kam ndarë me Pandin. Për ligjin e parë që do kalojë shumica e re, socialiste dhe progresive e 25 prillit, do të jetë ligji për fëmijët e Republikës. Fëmijet janë të gjithë ata që i kanë humbur prindërit, babain ose nënën për shkak të detyrës ose për shkak të të tjerëve. Erjoni përmendi Arjanin, babain që ende pa mbushur të 30 la pas një fëmijë të vogël. Ai është fëmijë i republikës. Republika do të kujdeset për këta fëmijë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne tirane edi rama rama ne tirane

Sondazh

Poll