Politike

Denoncimi i Metës për mesazhet e Gonxhes, Rama: Ju e patë komunikimin, ah sikur të ishin të gjithë si ai!

20 Prill 2021, 09:48 Nga DOSJA
Denoncimi i Metës për mesazhet e Gonxhes, Rama: Ju e patë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme denoncimin e presidentit Meta për mesazhet e Gonxhes. Rama tha se komunikimin e Gonxhes do të donte që ta kishte çdo kush që punon në institucion.


DEKLARATA:

Nxorri atje një dordolec, e nxori si viktimë të survejimit. tregoi faktet, cilat ishin, ato që mua më bëjnë krenar që kemi drejtues si Blendi Gonxhja. Nuk bëjnë sikur s’shohin dhe dëgjojnë, të cilët u thonë atyre që ankohen për një hall dhe tjetër që nuk ke nevojë të paguash para. Dhe ju e patë të gjithë komunikim, është ajo që unë kam kërkuar dhe kërkoj përditë nga cdo kush që e përfaqëson instituconin. Ah sikur të ishin të gjithë ashtu. Ajo që Meta nuk tregoi ishte që Gonxhja ia kishte cuar viktimës, ku na del se vëllai i Monikës paska pasur një vënd pllumbash ku cdo ditë i vinin në duar vezë floriri me paga që dhe vetë kontrollorët do ti kishin tronditur.

Nga presidenca biznesmeni Erion Mane, i cili ka në pronësi “Matias Travel”, lexoi ditën e djeshme bisedat që kishte shkëmbyer me Gonxhen për një gjobë që i kishte vendosur policia rrugore. Fillimisht Gonxhe i kishte premtuar se do ta zgjidhte si situatë, por më pas i kishte dërguar një postim ku biznesmeni kishte postuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Pas këtij postimi, Gonxhe i kishte bërë bllok dhe më pas Manes i kishin shkuar mesazhe e foto të familjarëve të tij me të gjitha të dhënat personale.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne tirane edi rama rama ne tirane

Sondazh

Poll