Sport

FOTO/ Po luajnë kundër Liverpool, kundërshtari ironizon skuadrën e Klopp me fanellat: Fito! Futbolli është për…

19 Prill 2021, 19:48 Nga DOSJA
FOTO/ Po luajnë kundër Liverpool, kundërshtari ironizon

ANGLI-Pas polemikave dhe reagimeve të ashpra të shkaktuara nga lindja e Super League-s, protesta pushton gjithashtu fushën. Pak para fillimit të ndeshjes së Premier League midis Leeds dhe Liverpool, lojtarët vendas kishin veshur një fanellë të veçantë për të protestuar kundër iniciativës së 12 klubeve “rebele”, përfshirë edhe Liverpool. “Fito!” Lexonte në pjesën e përparme të fanellës nën logon e Champions League. “Futbolli është për tifozët,” shkruhej mbrapa.

KLOPP: “NJERZIT NUK JANË TË LUMTUR, I KUPTOJ”

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i pari prej gjashtë klubeve angleze të përfshira në formimin e Superligës që kundërshton projektin. Në një intervistë të vitit 2019, trajneri gjerman tha se ishte kundër krijimit të një kompeticioni që do të siguronte pjesëmarrje të garantuar në klube të caktuara, përfshirë Liverpool.

“Unë nuk e kam ndryshuar mendimin tim – thotë ai, duke iu referuar intervistës dy vjet më parë -. Njerëzit nuk janë të lumtur, unë mund ta kuptoj pse, edhe nëse nuk mund të them shumë më tepër. Ne nuk jemi përfshirë në këtë projekt, as unë dhe as lojtarët .. Ne vetëm duhet të presim për zhvillimet “.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport klopp leeds liverpool klopp leeds liverpool

Sondazh

Poll